10 shtator Dita botërore e parandalimit të vetëvrasjes
Kliko pėr tė lexuar: Draft Planin Strategjik SH.M. 2008 - 2013

Disa informata mbi problemin e vetëvrasjes:
- Problemi i vetëvrasjes në komunitet është një problem shëndetësor serioz.
- Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se në botë, një tentim vetëvrasje ndodh përafërsisht në çdo tre sekonda dhe çdo minutë ndodh një vetëvrasje. Kjo do të thotë se më shumë njerëz vdesin me vetëvrasje se sa në konflikte të armatosura.
- Në vitin 2000, përafërsisht 1 milion njerëz kanë vdekur nga vetëvrasja.
- Në 45 vitet e fundit shkalla e vetëvrasjes në nivelin global është rritur për 60%.
- Problemet e shëndetit mendor (në veçanti depresioni dhe abuzimi i substancave) janë të shoqëruar me 90% të vetëvrasjeve; megjithate vetëvrasja rezulton për shkaqe të ndryshme socio-kulturore, gjithashtu vetëvrasja mund të ndodh në periudha të tranzicioneve socio-ekonomike në një shoqëri, familje apo krizave individuale që mund ti përjetoi një person.
- Edhe në Kosovë statistikat tregojnë rritje të shkallës së tentim vetëvrasjes dhe vetëvrasjes.
- VETËVRASJA MUND TË PARANDALOHET